Liga Europa: AS Roma – Sevilla do të përballen në finale

Pas ndeshjeve ëthyese të gjysmëfinales në Liga e Europës, mbrëmë u mësuan edhe dy skuadrat finalitset të cilat më 31 maj, në stadiumin në “Pushkas Arena” të Budapestit do të diskutojnë finale e madhe të këtij kometicioni që organizohet nga UEFA. Pra ekipet finalist janë Sevilla dhe Roma

Skuadra Spanjolle pas barazimit në Torino 1-1, mbrëmë para tifozëve vendas pas kohës shtesë me përmbysje arritën të mundin gjigantin Italian ekipin e Juventus me rezultat 2-1 që ishte e mjaftueshme të kualifikohen në finale e madhe të 31 maj-it ku do të përballen me ekipin Romën që drejtohet nga Zhoze Murinjon,

Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar, teksa do të tentojë të fitojë të shtatin. Ndoshta “Pushkas Arena” në Budapestit do të sjell suksesin e radhës për skuadrën spanjolle.

Por për Sevillën kësaj here nuk do të jetë e lehtë, pasi përballë do të kenë Romën, e cila pas fitores 1-0, në ndeshjen e parë mbrënë në transfertë barazoi me gjermanët e Bayer Leverkusen me rezultat pa gola 0-0. Ekipi i Romës drejtohet nga një specialist, për sa i përket trofeve Europianë. Bëhet fjalë për Zhoze Murinjon, që me skuadrat që ka drejtuar ka arritur të fitojë të gjitha finalet Europiane .

Një avantazh i rëndësishëm është se portugezi ka arritur të fitojë gjithëçka, Ligën e Kampionëve , Ligën e Europës si dhe Konferencë Ligën.

Ndeshja finale e Liga Europës Sevilla – AS Roma, do të zhvillohet më 31 maj në stadiumin “Pushkas Arena” në Budapestit me fillim në orën 21:00.

Përgatiti: Shaban Sinani

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share