Liga e Parë: Voska Sport “shteri” Vardarin në Shkup fitojnë Shkëndija, Gostivari, humbë Struga Trim Lum

Java  e 14-të  e sezonit vjeshtor  në Ligën e pare të futbollit vendor sot solli katër  ndeshje   prej të cilave   vendasit fituan në tre takime, ndërsa  skuadra mysafire  shënoi vetë një fitore,  dy përballje  të kësaj jave  zhvillohen të dielën me fillim në orën 13:00

Nëm stadiumin e qytetit në Tetovë,  skuadra e Shkëndijës ishte shumë cilësore se kundërshtari i saj Tikveshi nga Kavadari, pasi gjatë 90 minutave  krijoi raste  të shumta  por   realizoi  vetëm një nga ato  në minutën e 15-të Bruno Dita .  Pas  disa  zhgënjimeve si  në terrenin vendas ashtu edhe  jashtë, kuqezinjtë iu kthyen  fitores dhe me tre  pikët e sotme ndajnë pozitën e pare me Shkupin që ka një ndeshje më pak 

Kampionët në fuqi Struga trim Lum u mposhtë në Strumicë nga  AP Brera me golat  që I realizuan  Ribaudos dhe Jankulov, ndërsa golin e nderit për struganët e  shënoi Mexhit Nexiri. 

Fitore ditën e sotme mori edhe Gostivari  kundër Bregallnicës  1-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin e Reçicës ë Madhe. Golin e vetëm në këtë ndeshje e  shënoi Atiemven në minutën e 13-të.

Fitore  në cilësinë e mysafirit  shënoi Voska Sport  në ndeshjen kundër Vardarit  në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari. Autor të golave  ishin Papuli për Vardarin, ndërsa Marushiq dhe Alen Jasharovski

Dy ndeshjet tjera të xhiros së 14-të do të zhvillohen të dielën me fillim në orën 13:00 . Takohen: Sileksi – FC Shkupi  dhe Rabotniçki – Makedonija Gj.P.

Rezultatet:

Shkëndija – Tikveshi 1-0

Gostivari – Bregallnica  1-0

Vardari – Voska Sport 1-2

AP Brera – Struga Trim Lum  2-1

 

Nesër takohen

 

Sileksi – FC Shkupi 

Rabotniçki – Makedonija Gj.P

 

 

Tabela: 1. Shkupi 28 pikë (-1 ndeshje), 2.Shkëndija 28 pikë, 3. Struga Trim Lum 27 pikë. 4.Sileksi 20 pikë (-1 ndeshje), 5. AP Brera 19 pikë, 6.Gostivari 18 pikë, 7.Tikveshi  16 pikë, 8.Voska Sport 16 pikë, 9.Rabotniçki 16 pikë (-1 ndeshje), 10. Makedonija Gj.P  15 pikë (-1 ndeshje), 11. Bregallnica  14 pikë, 12. Vardari  11 pikë.

 Java e  15-të luhet më 26 nëntorë në orën 13:00, takohen: Bregallnica – Shkëndija , Rabotniçki – Gostivari, Shkupi – Makedonija Gj.P, Sileksi – Vardari, Struga Trim Lum – Voska Sport dhe Tikveshi – AP Brera

Lexo gjithashtu
Total
0
Share