Liga e parë: Voska Sport shpreson në fitore kundër Vardarit

B.Iseni – Jemi përgatitur maksimalisht për këtë kundërshtarë

Stadiumi “Bilajnini Izvori” në Ohër sot është nikoqire e ndeshjes së xhiros së tretë të kampionatit në Ligën e parë të futbollit vendor mes Voska Sport dhe Vardari, dy ekipe të cilat përherë të pare përballen si ekipe në elitën e futbollit vendor. Dy ekipet në dy ndeshjet e para kanë pësuar disfata ndaj presin që pikërisht në këtë përballje të fitojnë pikët e para. Trajneri i Voska Sport malazezi Miljan Radoviq , ka deklaruar se kjo ndeshje është shumë rëndësishme për të ardhmen e ekipit sidomos pas dy humbjeve në xhirot e para kundër Shkëndijës si vendas dhe AK Brera në Strumicë.

“Një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi kemi pësuar dy disfata paraprakisht, edhe pse realisht kemi luajtur mirë në të dyja ndeshjet, mirëpo në aspekt të rezultatit nuk kemi kaluar mirë. Unë së bashku me stafin tim besojmë në këto djem, në ekipin tonë, mendoj se mund të bëjmë rezultat të mirë, të fitojmë Vardarin, edhe pse e dimë që Vardari është një emër i madh në Maqedoni, mirëpo për ne është e njëjtë, edhe pse tek ne vijnë në një moment jo të mirë. Do e them prap, nuk është e lehtë të luash pas dy disfatave, mirëpo neve jemi të aftë dhe të përgatitur për një gjë të tillë, ashtu që jemi maksimalisht të përgatitur dhe me shumë optimizëm presim këtë takim” ka deklaruar pë faqen zyrtare të klubit trajneri Miljan Radoviq.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Njëri në futbollistët titullar në formacionin e VOska Sport,I cili më pare ka veshur edhe fanellën e Vardarit është I mendimit se me angazhim maksimal dhe me përkushtim Voska mund të shpreson në pikët e para në Ligën e parë.

“Si çdo ndeshje tjetër, ashtu edhe kjo kundër Vardarit ka rëndësinë e vetë. Luajmë para publikut tonë, gjatë gjithë javës jemi përgatitur maksimalisht për këtë kundërshtarë, me shpresë se në fund pikët do mbeten në Ohër. Është e vërtetë që Vardari nuk është ajo skuadër që ka qenë më parë, mirëpo në asnjë mënyrë nuk duhet nënvlerësuar ata, pasi mendoj se në rradhët e veta kanë futbollistë me mjaft eksperiencë në Ligën e Parë, ashtu që neve si skuadër na duhet një përkushtim i madh dhe angazhim maksimal, në rast se dëshirojmë të arrijmë deri tek fitorja” ka deklaruar futbollisti Besar Iseni

Ndeshja Voska Sport – Vardari luhet sot me fillim në orën 17:00. Në ndeshjet tjera të javës së tretë, takohen: Tikveshi – Voska Sport, Shkupi – Sileksi, Bregallnica – Gostivari dhe Rabotniçki – Makedonija Gj.P. Takimi Struga trim Lum – Akademija Brera luhet të hënën në ora 17:00. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share