STRUGA TRIM LUM SHËNOI FITOREN E TETË SEZONALE
Dy fitore të vendasve , një barazim dhe bnjë fitore e mysafirëve me vetëm katë gola të shënuar është epilogu I katë ndeshjeve të javës së tetë të sezonit vjeshtor. Struga Trim Lum shënoi fitoren e tetë sezonale, ndësa derbi Shkëndija – Shkupi përfundoi pa gola.
Super-derbi i rrethit të parë të kampionatit vendor në futboll, ndërmjet ekipit të Shkëndijës dhe Shkupit, që u zhvillua në një atmosferë të shkëlqyeshme që e krijuan mbi 5000 tifoz të pranishëm në shkallët e stadiumit dhe me një lojë cilësore të të dyja ekipeve, u mbyll me rezultatin pa gola 0:0.
Edhe pse kuq e zinjtë tetovar dominuan gjatë 90 minutave, dhe krijuan më tepër raste të cilat nuk u shfrytëzuan
“Dominuam gjatë 90 minutave lojë, krijuam shumë raste në pjesën e parë, po ashtu edhe në pjesën e dytë, më vjen keq sepse mendoj se Shkëndija e meritoi fitoren, por megjithatë kampionati është i gjatë edhe duhet të luftojmë edhe më tutje”.”deklaroi Qatip Osmani – Trajner i Kf Shkëndija.
“Shkëndija dhe Shkupi dihet se janë dy ekipet më të forta në Maqedoni, dhe është një rezultat shumë real mendoj. Edhe Shkëndija edhe ne kishim nga dy raste të mira për të dhënë gol, por ja që ishte një lojë pak më e mbyllur, më e rezervuar dhe fusha ishte pak ashtu e rëndë, dhe kështu që mendoj se ishte një rezultat shumë real dhe pozitiv”, Arben Nuhiu – Trajner i Fc Shkupit.
Struga Trim Lum në ndeshjen kundër Tikveshit shënoi fitore 2-0 që është fitorja e tetë sezone dhe vazhdon kryesimin e rendjes tabelore me 24 pikë maksimale. Autor të golave ishin Besart Ibraimi dhe Ilievski.
Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate: Akademija Pandev – Makedonija GjP 0:1,
Rabotniçki – Pobeda 1:0, Ndërsa ndeshja Skopje – Bregallnica zhvillohet të dielë. Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara tabelën e kryeson Struga Trim Lum me 24 pikë, para sileksit që ka 14 dhe Shkëndijës me 12 pikë./KlanMacedonia/