Botërori femra, Filipinet shokojnë Zelandën e Re

‘Paqe’ mes Zvicrës dhe Norvegjisë, llogari të hapura për kualifikim në Grupin A

Gjithçka e hapur në grupin A të Kupës së Botës për femra pas dy sfidave të para. Zvicra nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola 0-0 kundër Norvegjisë për të mbajtur kryesuesin e grupit me 4 pikë dhe qenë më pranë kualifikimit për në turin tjetër. Helvetet ishin më kërkuese në fushën e lojës, gjithsesi ato raste të krijuara nuk u konkretizuan në gol, me Zvicrën që tashmë mban në +1 pikë distancën me Zelandën e Re, rivalin e fundit në grupe.

Organizatorët e kompeticionit u mposhtën në mënyrë surprizë nga Filipinet 1-0, me këto të fundit që bëhen kombëtarja e parë nga tetë debutuese që shënon fitore në Kupën e Botës. Goli me vlerën e tre pikëve mban firmën e Bolden, e cila mposhti me kokë portierën kundërshtare. një fitore që mund të vlej kualifikimin për Filipinet, pasi në takimin e radhës sfidojnë Norvegjinë e vendit të fundit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nordiket kanë vetëm një pikë pas dy sfidash dhe vetëm një fitore e kombinuar me rezultatin e duelit tjetër do i shikonte në raundin me eliminim direkt.

Fitore në debutim regjistroi Kolumbia, 2-0 përballë Koresë së Jugut. Kombëtarja amerikano-latine vulosi gjithçka në pjesën e parë, me një dy golësh të shpejtë për të koleksionuar tre pikët. Triumf që e pozicionon Kolumbinë në vendin e dytë të grupit H pas Gjermanisë në kuotë të njëjtë pikësh, 3 të tilla.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share