Liga e Parë: Sileksi – Ak.Pandev hapin siparin e javës së katërt

Të shtunën dhe të dielën në program janë ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë të futbollit vendor. Sipari i kësaj jave hapet të shtunën me fillim në ora  16:00 me ndeshjen ndërmjet Sileksi dhe Akademija Pandev. Pas tre xhirove të zhvilluara skuadra nga Kratova, Sileksi mbanë pozitën e tretë në renditjen tabelore me dy fitore dhe një barazim , ndërkaq ekipi  Akademia Pandev me 3 pikë mbanë pozitën e gjashtë pasi ka pësuar dy humbje para tofozëve vendas (Bregallnica dhe Shkëndija), ndërsa mundi Rabotniçkin në Shkup me rezultat të thellë 0-5.

Ndeshjen Sileksi – Akademia Pandev  do ta drejtojë arbitri Stojançe SDtojanov nga Shtipi.

Katër takimet tjerra të javës së katërt luhen të dielën me fillim në ora 16:00, takohen: Skopje – Shkupi, Bregallnica – Makedonija Gj.P, Rabotniçki – Tikveshi  dhe Shkëndija – Struga Trim Lum.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 

/KLanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share