Liga e Parë: Katër takime të ”nxehta” në xhiron e 13-të

RADOVIQ: DËSHMUAM SE MUND TË LUAJMË KUNDËR ÇDOKUJT

Të shtunën në program janë katër ndeshje mjaftë të “nxehta” të javës së 13-të të sezonit vjeshtor në Ligën e parë, pasi të gjitha  ekipet  luftojnë pë një pozitë më të mirërenditjen e tabelës. Voska Sport është nikoqire e AP Brera, ndërsa Gostivari udhëton në Kavadar

Në stadiumin “Biljanini Izvori” në Ohër, skuadra që drejtohet nga trajneri Miljan Radoviq, pas tre sukseseve të fundit, e motivuar në nivelin më të lartë nesër pret takimin me skuadrën Brera të Strumicës. Trajneri Miljan Radoviq, shprehet optimist se do të vazhdojë ecuria e fitoreve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kemi një ndeshje të vështirë, kundër ekipit Brera e cila nuk është në formën më të mirë, por është ekip shumë cilësore. Në ndeshjen e parë luajtëm shumë mirë kundër tyre por e humbëm ndeshjen. Kështuqë ne jemi në formë të mirë dhe së fundmi me rezultate shumë të mira, dëshmuam se mund të luajmë kundër çdokujt. Unë shpresoj se djelmoshat nesër do të bëjnë që ne të gjithë e presim që ta fitojmë ndeshjen dhe ti marim tri pikët e reja”  deklaroi trajneri Miljan Radoviq

Në Kavadar, ekipi i Gostivarit  i entuziamuar pas  fitores së fundit  me Struga Trim Lum është optimiste se edhe në takimin  me Tikveshin do të nxjerrin trezultat pozitiv  dhe t`i hakmeren për disfatën në rrethin e parë Gostivar.

Në Shtip, Bregallnica  takohet me Makedonija Gj.P, ndërsa Rabotniçki është nikoqire e Sileksit.  Dy takimet  tjera Shkupi – Vardari dhe Struga Trim Lum – Shkëndija luhen të dielën. Të gjitha ndeshjet fillojnë orën 13:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share