Basketboll: Çairi 2030 nuk arriti të fiton edhe ndeshjen e dytë kundër TFT Mocart

Mbrëmë në palestrën Shaban Trstena në Çair u zhvillua ndeshja e dytë e çerekfinales së play off në elitën e basketbollit vendor mes ekipit “Çairi 2030” dhe ekipit TFT Mocart.

Fitues në këtë përballje doli skuadra mysafire me rezultatin 83:72 (45:35) me çka e barazoi serinë e ndeshjeve 1-1 në fitore dhe tani do të zhvillohet edhe dy ndeshja në terrenin e TFT Mocart për ta mësuar skuadrën që do të kualifikohet në gjysmëfinale të play off-it.

Më efikas te skuadra vendase ishte Galovej me 21 pikë shënuar, ndërsa kosha shënues më i mirë në ndeshje ishte basketbollisti mysafir Verc I cili shëoi 24 pikë.

Dy ndeshjet e radhës TFT Mocart – Çairi 2030 do të zhvillohet në Qendrën Sportive “Kale “ në Shkup.

Në ndeshjet tjera të çerekfinales së play ofit I shënun këto rezultatet:

Rabotniçki – Feniksi 100 – 94 (2-0 në fitore)

Pelisteri – Euro Nikel 90-85 (2-0 në fitore)
Çairi 2030 – TFT Mocart 72-83 (1-1 në fitore)

Lexo gjithashtu
Total
0
Share