Liga e Parë: Çairi dhe Gostivari në qendër të vëmendjes

Takohen FC Shkupi – Struga Trim Lum dhe Gostivari – Shkëndija

Stadiumi i Çairit  është nikoqir i ndeshjes derbi të xhiros së 9-të, ku do të përballen  FC Shkupi – Struga Trim Lum. Para  kësaj ndeshje derbi,  dy kapitenët e ekipeve Artan Iljazi i Shkupit dhe Flamur Tairi i Struga Trim Lum për Klan Maqedoni deklaruan se fitues  do të dalë ekipi që ata e përfaqësojnë.

Të dielën e kemi ndeshjen kundër Struga Trim Lumit. Normalisht që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë. Ne si ekip në secilën ndeshje luajmë për fitore dhe normalisht me ndihmën e “Shvercerave” besoj se tri pikët do të mbeten në Çair”, tha Artan iljazi, kapiten i Shkupit.

Dihet  që është një ndeshje mjaftë e vështirë, takohen kampionët në fuqi  dhe nën kampionët. Jemi përgatitur mjaft mire për këtë ndeshje. Do jetë një ndeshje e vështirë se pikët  në stadiumin e Çairit për ekipin e Shkupit janë një transfertë e vështirë, por besoj se do t’ia dalim me sukses sepse vinë pas katër  fitoreve  radhazi dhe  shpresoj të vazhdojmë serinë e fitoreve”, tha Flamur Tairi, kapiten i Struga TL.

Në stadiumin e qytetit në Gostivar pas plot një dekade serish zhvillohet një derbi  i Pollogut, meqë takohen Gostivari dhe Shkëndija e Tetovës që nënkupton se tribuna e stadiumit do të jenë përplot me simpatizues të këtyre dy skuadrave, pa marrë parasysh  renditjen aktuale në tabelë.

Normalisht pas ndeshjes kundër Vardarit  të cilën e fituam në Shkup. Mendoj se tani ka  ardhur koha që ti marrim ndeshjet një nga një dhe të nisim me fitore. Mendoj se me të vërtet kemi një ekip shumë kualitative, por deri tani na kanë munguar  rezultatet. Por mendoj se në këtë ndeshje kundër Shkëndijës, nëse të gjithë japim maksimumin besoj se mund të dalim me rezultat pozitiv”, tha Xhelil Abdullai, futbollist i Gostivarit.

“Mendoj se skuadra është në formë të mire, këtë e ka treguar në shtatë xhirot që ka marrë pesë fitore, një barazim dhe një humbje. Mendoj se kjo është një formë e mire e skuadrës dhe mendoj se nëse ekipi performon ashtu siç performoi me Makedonija Gj.P, mendoj se do ta fitoj këtë takim pa problem”, tha fubollisti i Shkëndijeës, Adenis Shala.

 Në tre takimet tjera në Kratovë, Sileksi përballet me ekipin e Voska Sport, Rabootniçki në Maxhari është nikoqire Tikveshit, ndërsa në Shtip, takohen Bregallnica – Vardari. Të gjitha ndeshjet  fillojnë ora 14:00./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share