Kupa e RMV-së: Mësohen shtatë ekipet çerekfinaliste

FITORE TË SIGURTA TË SHKËNDIJËS, SHKUPIT, VARDARIT DHE AK. PANDEV

 Pas ndeshjeve të sotme të 1/16 të finales së Kupës së RMV-së, ekipet Shkëndija, Shkupi, Akademija Pandev, Vardari, Struga T&L, Sileksi dhe Bregallnica siguruan kualifikim në çerekfinale. Ndeshja Pobeda – Makedonija GJP është anuluar për datën 19 tetor.

Skuadra kuq e zi e Shkëndijës pas tre barazimeve dhe një disfate, sot shënoi fitoren e parë në cilësinë e vendasit. Kësaj radhe mundi ekipin e Skopjes në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, me rezultatin 5:0. Autor të golave ishin Shala, Stojanovski nga penaltia, Doriev, Reshat Ramadani nga penaltia dhe Florent Ramadani.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Normalisht që me ardhjen e trajnerit të ri thjesht jemi përgatitur maksimalisht, me ardhjen e trajnerit të ri kemi bërë goxha gjëra të mira. Pas asaj lodhjes evropiane thjesht bëmë gjithçka që është e mundur dhe e vlerësuam maksimalisht Skopjen, kështu që ishte rezultat i thellë, bindës dhe shpresojmë se do të vazhdojmë kështu,” deklaroi Ardian Cuculi-futbollist i KF Shkëndija.

Struga T&L me përmbysje mundi Rabotniçkin 2-1, Shkupi demoloi Voska Sportin me rezultat 6:0, Vardari që mundi Fortunën 4-0, Akademija Pandev deklasoi Lubotenin 9-0, Bregalnica në Shtip mundi Pelisterin me rezultat minimal 1:0, , Tikveshi u mund nga Sileksi me rezultat 0:1.

 Rezultatet e  1.16 së finales
Akademija Pandev – Luboten 9:0
Bregalnica – Pelister 1:0
Shkëndija – Skopje 5:0
Shkupi – Voska Sport 6:0
Struga – Rabotniçki 2:1
Tikvesh – Sileks 0:1
Vardar – Fortuna 4:0
Pobeda – Makedonija GJP (ndeshja është anuluar për datën 19 tetor)   /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share