Liga e Parë: Bregallnica – Shkëndija të shtunën, të gjitha ndeshjet tjera zhvillohen të dielën

Për nder të festës së Fitë Bajramit, të gjitha ndeshjet e javës së 28-të të Ligës së parë dhe javës së 25-të të dytë do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 16:00, pos ndeshjes Bregallnica – Shkëndija e cila do të zhvillohet të shtunën. Këtë për Klan M e deklaroi komistari i garave pranë FFM-së, Igor Frangovski.

“Ashtu siç ishte ndodhi me rastin festës së Pashkëve javën e kaluar edhe këtët javë pë nder të Fitër Bajramit, të gjitha ndeshjet e Ligës së parë dhe të dytë do të zhvillohen në të njëjtin termin ditën e diel, pos takimit në Shtip, mes Bregallnicës dhe Shkëndijës që do të zhvillohet të shtunë” tha ai dhe shtoi. “Gjithashtu dua të njoftoj se të mërkurën më 26 prill, me fillim në orën 16:00, do të zhvillohet xhiroja e jashtëzakonshme e 29-ta në Ligën e parë dhe ajo e 26-ta në Ligën e dytë”.

Në xhiron e 28-të, më 23 prill me fillim në ora 16:00, takohen: Bregallnica – Shkëndija, Skopje – Akademia Pandev, Pobeda – Rabotniçki, Sileksi – Makedonija Gj.P dhe Tikveshi – Shkupi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Tabela: 1.Struga Trim Lum 53 pikë, 2.Shkëndija 47, 3.Shkupi 45, 4.Sileksi 40, 5.Bregallnica 37, 6.Makedonija Gj.P 33, 7.Tikveshi 30, 8.Rabotniçki 28, 9.Akademia Pandev 22, 10.Skopje 18 dhe 11.Pobeda 13 pikë.

Liga e dytë, java e 25-të takohen:

Belasica – Pelister, Besa 1976 – Arsimi, Kamenica Sasa – Ohri, Karaormani – Boreci, Gostivar – Kozhufi, Lokomotiva – Detonit Plaçkovica, Slloga Vinicë – Teteksi dhe

Voska Sport – Vardari.

Tabela: 1.Voska Sport 59 pikë, 2.Vardari 56, 3.Gostivari 55, 4.Pelisteri 50, 5.Detonit Pllaçkovica 41, 6.Besa 36, 7.Arsimi 36, 8.Ohri 34, 9.Bellasica 32, 10.Karaormani 31, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 21, 13.Kamenica Sasa 18, 14.Slloga Vinicë 17, 15.Teteksi 15, 16.Boreci 2 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share