Të dielën me fillim në orën 17:00, në program janë ndeshjet e javës së 31-të në Ligën e parë të futbollit vendor, ndërsa tanimë janë publikuar edhe emrat e arbitrave që do të ndajnë drejtësi në pesë ndeshjet e së dielës. Ndeshja derbi e javës së 31-të që do të zhvillohet në stadiumin e Çairit, mes aktualisht dy skuadrave më të mirë në vendin tonë Shkupi – Shkëndija i është besuar referit ndërkombëtar Aleksandar Stavtrev.
Takimin mjaft të rëndësishëm që zhvillohet në stadiumit buzë liqenit të Strugës mes liderit në renditjen e tabelës Struga Trim Lum dhe Sileksit drejtësia është besuar të ndaj Igor Stojçevski. Referja aktualisht e vetmja femër në vendin tonë Iva Projkovska, do të ndaj drejtësi në takimin që do të zhvillohet në Gjorçe Petrov mes Makedonija Gj.P dhe Pobeda . Në pëtballjen Rabotniçki – Bregallnica drejtësi do të ndaj tetovari Furkan Idrizi
Në ndeshjen e fundit që do të zhvillohet në Strumicë mes Akademija Pandevit dhe Tikveshit drejtësi do të ndaj Marjan Mlladenovski. Të gjitha ndeshjet e javës së 31-të do të zhvillohen në një ditë, të dielën me fillim në ora 17:00./KlanMacedonia/
Përgatiti: Shaban Sinani