Liga e parë: AK. Pandev – Shkëndija derbi i javës së tretë

KATËR TAKIMET E DITËS SË DIEL FILLOJNË NË ORËN 17:00

Kampionati i ri në Ligën e Parë të futbollit vendor vazhdon  me ndeshjet e javës së tretë, ku në program janë disa ndeshje  mjaftë interesante  sidomos  takimet  në Strumicë dhe  Strugë, ku përballen  mes veti ekipet që pretendojnë pjesën e  epërme të tabelës.

Nënkampioni nga sezoni 2021/2022, ekipi Akademia Pandev, është nikoqire e Shkëndijës. Vendasit në dy takimet e para kanë një disfatë dhe një fitore, ndërsa ekipi kuqezi  në dy takimet e para në cilësinë nikoqirit në Strugë ka një fitore dhe një barazim. Portieri i Shkëndijës Kostadin Zahov për takimin në Strumicë, për Klan Maqedoni, shprehet optimist se mund të t’ia dalin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Po mendoj se ngadalë kthehemi në atë ritëm, edhe me rezultate edhe fizikisht, të mundimshme e kishim me ndeshjet në Evropë, dhe unë shpresoj në fitore për arsye se e di që do të luajmë një ndeshje të mirë atje, u freskuam disa ditë dhe nuk guxojmë të nënvlerësojmë, në letër janë pak të dobësuar Akademia Pandev, por, me fitoren 0:5 me Rabotniçkin, tregon se janë ende ekip serioze dhe do të duhet të luajmë në nivelin më të lartë” – Kostandin Zahov, portier i KF Shkëndija.

 Struga Trim Lum të dielën është nikoqire e Rabotniçkit, kurse në dy ndeshjet tjera të javës së tretë që do të zhvillohen të dielën me fillim në orën 17:00, takohen: Sileksi – Skopje dhe Tikveshi – Bregallnica. FC Shkupi është i lirë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share