Liga e Konferencës: Katër ndeshje 13 gola, fitojnë Fiorentina dhe Anderleht

Në Konferencë Ligë, mbrëmë janë zhvilluara katër ndeshjet e para katër ndeshjet e para çerekfinale, ku janë shënuar gjithësejtë në total plot 11 gola.

Spikat fitorja e Fiorentinës ndaj Leh Poznan me rezultat të thellë 4-1 që do të thotë se skuadra italiane tanimë siguruar kualifikim në gjysmëfinale të këtij kompeticioni .

Fitore e rëndësishme ka shënuar edhe Anderleht para tifozëve vendas ndaj AZ Alkmar me rezultatin 2-0. Ndërkohë në sfidën tjetër Bazeli ku luan edhe Taulant Xhaka kapiten I kësaj skuadre ka barazuar me skuadrën francize Nice 2-2nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në shtëpi ndaj Nis. Në ndeshjen ndërmjet ekipit Gent dhe Vest Ham që përfundoi me barazim 1-1, autor të golave ishin Hugo Cuypers për vendasit dhe Danny Ings për skuadrën mike.

Ndeshjet kthyese do të zhvillohen më 20 prill.

Rezultatet dhe golashënuesit në të gjitha katër takimet:

Bazel – Nice 2-2 (Amdouni 26′ nga penaltia, 71′ dhe Mofi 39′ , 45+1)
Anderleht – AZ Alkmar 2-0 (Kacidiakos 23′ autogol, Ashimeru 70′ )
Leç Poznan – Fiorentina 1-4 (Velde 20’/ Kabral 4′ , Gonzalez 41′, Bonaventura 58′, Ikone 63′)
Gent – Vest Ham 1-1 (Hugo Cuypers 57’ dhe Danny Ings 45 + 3)

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share