Tabelën e kryeson Gjeorgjia me nëntë pikë
Përfaqësuesja e Maqedonisë humbi në shtëpi nga Gjeorgjia me rezultat 3-0 në ndeshjen e xhiros së tretë të grupit 4 në Ligën e Kombeve. Gjeorgjia fitoi maksimumin e pikëve, gjithsej 9 nga tri ndeshje, ekipi jonë përfaqësues është në vendin e dytë me katër pikë. Gjibraltari dhe Bullgaria luajtën 1:1 në ndeshjen e sotme të grupit tonë.
Maqedonia ishte ajo që sulmoi në Shkup, sidomos në pjesën e parë, por ne nuk arriti të realizon disa mundësi të mëdha.
Ristovski, pastaj Bardhi patën tentativat e tyre, por mbrojtja e Gjeorgjisë bllokoi mirë portën e saj. Më pas në minutën e 17-të Trajkovski bëri një goditje të mirë, por nuk ishte i saktë.
Maqedonia pati rastin më të mirë kur Elmas tentoi pas një kombinimi me Trajkovskin, por Loria u vendos në vendin e duhur. Në minutën e 40-të Elmas pati një mundësi të re, por gjuajtja e tij sërish shkoi në duart e portierit.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Gjeorgjia kaloi në epërsi me golin e Zivzivaze, ndërsa dhjetë minuta më vonë Kvaratskelia befasoi Stole Dimitrievskin me një goditje nga 25 metra. Në fund të ndeshjes rezultatin përfundimtar 0:3 e finaliyoi Kiteishvili në minutën e 84-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Gjibralltari barazoi me Bullgarinë 1-1.
Pas tre xhirove të xhvilluara Gjorgjia kryeson me 9 pikë, para Maqedonisë së Veriut me 4, Bullgarisë me 2 dhe Gjibralltari me 1 pikë.
Të dielën zhvillohret raubi I katërt, ku Maqedonia do të përballet në Shkup kundër Gjibralltarit, ndërsa Gjeorgjia takohet me Bullgarinë.