Në Nion të Zvicrës u hodh shorti i ndeshjeve çerekfinale në Ligën e Kombeve.
Ndeshja më interesante është Kroaci – Francë. Në ndeshjet tjera takohen; Holandë – Spanjë, Danimarkë – Portugali dhe Itali – Gjermani.
U hodh edhe shorti për gjysmëfinalet. Në gjysmëfinalen e parë do të takohen fituesit e dueleve Itali – Gjermani dhe Danimarkë – Portugali, kurse në të dytën fituesit e ndeshjeve Holandë – Spanjë dhe Kroaci – Francë.
Ndeshjet e para janë caktuar për 20 mars, kurse revanshi më 23 mars 2025.
U hodh shorti edhe për mbijetesën dhe promovimin në divizionet A, B dhe C.
Në play-off të Divizionit A do të takohen: Austri – Serbi, Turqi – Hungari, Ukrainë – Blegjikë dhe Greqi – Skoci.
Në balotazhin për plotësimin e Divizionit B takohen;
Kosova – Islanda, Bullgaria – Irlanda, Armenia – Gjeorgjia dhe Sllovakia – Sllovenia.
Në balotazhin për Divizionin C takohen;
Gjibraltari – Letonia dhe Malta – Luksemburgu.