Liga e Kampioneve: Sot zhvillohet raundi i katërt në Grupin A,B,C dhe D

Sot në program janë tetë ndeshjhe të raundit të katërt në fazën e Grupeve A,B,C dhe D. Përballja kryesore e kësaj mbrëmje është sfida që do të zhvillohet në “Camp Nou” në mes të Barcelonës dhe Interit. Në ndeshjen e para një jave në “Giuseppe Meazza”, në Milano , Interi shënoi fitore minimale 1-0 me një gol të vetëm që e shënooi Hakan Calhanoglu. Ndeshjen e sontme në “Camp Nou” do ta drejtoj arbitri polak Szymon Marciniak.

Në sfidë tjetër interesante pritet edhe në ndeshjen Napoli – Ajax, e cila në takimin e parë përfundoi me fitoren e thellë skuadrës italiane 6:1. Ndeshje interesante pritet edhe në takimet tjera që zhvillohen sonte në orën 18:45 dhe 21:00

Me fillim në orën 18:45, takohen:

Atl. Madrid – Club Brugge

Napoli – Ajax

Me fillim në orën 21:00, takohen:

B. Leverkusen – Porto

Barcelona – Inter

Rangers – Liverpool

Sporting – Marseille

Tottenham – E. Frankfurt

Viktoria Plzen – Bayern

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share