Finalistët për çmimet e FIFA| Guardiola, Inzaghi dhe Spalleti në garë për “trajnerin e vitit”

Fituesi i tripletës me Mançester Sitin në sezonin e shkuar Pep Guardiola është një ndër finalistët për çmimin e trajnerit më të mirë FIFA. Tekniku katalanas është favorit për çmimin prestigjioz pasi bëri historinë me klubin anglez duke fituar Fa Cup, Premier Ligën dhe Ligën e Kampioneve.

Në garë është edhe trajneri i Interit Simone Inzagi që udhëhoqi Interin drejt finales së Stambollit, ndërsa zikaltrit fituan edhe Kupën e Italisë. Finalisti i tretë është Luciano Spalletti, që udhëhoqi Napolin drejt fitimit të titullit kampion, trofe që të kaltrit nuk e kishin fituar prej 33 vitesh.

Në garën për çmimin e trajnerit më të mire në futbollin e femrave është Sarina Viegma, është teknikë e përfaqësueses angleze të futbollit. Rivali i saj është Jonatan Giraldez, që udhëhoqi ekipin e femrave të Barcelonës drejt fitimit të titullit kampion si edhe të Ligës së Kampioneve.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kandidatja e tretë është trajnerja e Çelsit, Emma Hayes që udhëhoqi ekipin e vajzave në një tjetër sezon të suksesshëm duke fituar kampionatin anglez dhe FA Cup.

Fituesit do të shpallen më 15 janar në Londër.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share