Liga e Kampionëve: Milani dhe Reali i Madridit, gjysmëfinalistet e para

Pas dy ndeshjeve kthyese të çerekfinales së Ligës së Kampioneve që u zhvilluan mbrëmë në “Stamford Bridge” në Londër dhe “Diego Armando Maradona” në Napoli, ekipet Real Madrid dhe AC Milan janë dy ekipet e para gjysmëfinaliste.

Нë Londër, ndeshja kthyese midis Çelsit dhe Realit të Madridit ka përfunduar me fitoren e madrilienëve me rezultat identic sin ë ndeshjen e pare që u zhvillua para një jave në “Santiago Bernabeu” pra 2-0 pë ekipin mbretërorë.

Autor të golave ishte Rodrigo në minutën e 58-të dhe në atë të 80- të. Real Madridi në gjysmë finale të Ligës së kampionëve për kundërshtarë do ta ketë fituesin nga ndeshja e sontme me Bayern Munich dhe Mançester Sity, ndeshje kjo e cila do të zhvillohet më 9 apo 10 maj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Në ndeshjen tjetë kthyese të çerekfinales që u zhvillua në sytadiumin “Diego Armando Maradona” mes Napolit dhe AC Milan përfundoi me barazim 1-1, por fal fitores në ndeshjen e parë në gjysmëfinale u kualifikua AC Milan. Autor të golave ishin Osimhen në minutat shtesë të lojës për Napolin, ndërsa Zhiru në minutë 43-të për Milanin. Kundërshtar i ekipit të Milanit në gjysmëfinale do të jetë fituesi i ndeshjes së sontme mes Interit dhe Benfikës që zhvillohet në “San Siro”.

Por sipas të gjitha gjasave në gjysmëfinale do të kemi përballje milaneze pas Inter në ndeshjen e pare transfertë ka epërsi prej dy golave.

Ndeshjet e para gjysmë finale zhvillohen me më 9 dhe 10 maj, ndërsa ato kthyese më 16 dhe 17 maj, finalja do të zhvillohet më 10 qershor me fillim në orën 21:00.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share