Liga e Kampioneve: Mësohen 14 skuadrat që kanë siguruar kualifikim, sonte mësohen edhe dy ekipet tjera

Ndeshjet e mbrëmshme në Ligën e Kampioneve kanë shtuar në listën e skuadrave të kualifikuara në fazën  eliminatore  . Befasia më e madhe  në fazën e grupevbve është eliminimi Mançester Junajted , në  takimin e fundit në “Old Traford“ duhej të mundnin Bajern Mynihun që kishte  siguruar kualifikim që më parë, ndodhi  ajo  që më pak pritej   jo  që u eliminuan nga   garat e mëtutjeshme të Championsit  por edhe  nga  Liga  Europa.

Befasia më e madhe e kësaj faze padyshim se është Kopenhageni, pasi danezët në  ndeshjen direkte në shtëpi mundën Gallatasarajin, duke siguruar biletën për më tej , ndërsa  skuadra turke do të luajnë në Ligën e Europës.

Skuadrat të cilat kanë siguruar kualifikim në mesin e 16 ekipeve  më të mira janë: Bajern Mynih, Arsenal, Real Madrid, Real Sociedad dhe Mançester Siti janë në vazon kryesore. Atletiko Madrid, Lacio, Borusia Dortmund dhe Barcelona presin të mësojnë nga ndeshjet e sotme se në cilën vazo do të jenë, nëse do të fitojnë grupin apo do të dalin në vendin e dytë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërkohë Kopenhaga, PSV, Napoli, Interi dhe Lajpcig janë të sigurta për vazon e dytë në short, e do të peshkojnë në short një nga superfuqitë e vazos së parë. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share