Mbrëmë u zhvilluan 16 ndeshjet e para në Europa Ligë, ku u shënuan 52 gola . Spikasin triumfet e skuadrave “big” si Liverpul, Roma dhe Bajern Leverkuzen, që janë edhe favoritet për t’i shkuar deri në fund.
Fitore të rëndësishme kanë shënuar Atalanta që mposhti Rakovin me rezultatin 2-0, ndërkohë që Sparta e Pragës, mposhti Arisin e Limasolit me rezultatin 3-2.
Në duelet e tjera, surprizë padyshim mund të konsiderohet humbja 2-3 e Brajtonit në shtëpi ndaj AEK-ut të Athinës, ndërkohë që Uest Hem-i mposhti me rezultatin 3-1 serbët e TSC.
Fitore të rëndësishme edhe për Frajburg dhe Betis, teksa dueli i vetëm i mbyllur në barazim ishte ai mes Ajaksit dhe Marsejës.
Rezultatet:
BAJER LEVERKUSEN – HAKEN 4-0
LASK – LIVERPUL 1-3
PANATHINAIKOS – VIJAREAL 2-0
KARABAG – MOLDE 1-0
REN – MAKABIA HAIFA 3-0
ROJAL UNION – TULUZ 1-1
SERVETE – SLAVIA PRAGË 0-2
SHERIF TIRASPOL – ROMA 1-2
AJAKS – MARSEJË 3-3
ATALANTA – RAKOV 2-0
BRAJTON – AEK 2-3
OLIMPIAKOS – FRAIBURG 2-3
REJNXHËRS – REAL BETIS 1-0
SPARTA PRAGË – ARIS 3-2
STURM GRAZ – SPORTING L. 1-2
UEST HEM – TSC 3-1
/KlanMacedonia/