NBA ALL – STAR: “Lindja” fitoi “betejën” e yjeve – tejkalohet kufiri prej 200 pikëve!

“Lindja” mposhti “Perëndimin” në ndeshjen NBA All Star që është zhvilluar në Indianopolis. Në edicionin e 73-të të NBA All Star janë thyer një sërë rekordesh.

Ndeshja ALL-STAR e NBA-së për vitin 2024 përjetësisht do të shkruhet në histori, si e para ku njëri ekip ka arritur ta tejkalojë kufirin prej 200 pikëve të shënuara.

Këtë e arriti Lindja duke mposhtur Perëndimin me rezultatin 211:186. Me gjithsejt 397 pikë thehet rekordi prej 374 pikëve I vitit 2017.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshja u shënua me 168 përpjekje të pabesueshme për tri pikë. Basketbollisti I Milvokit, Damien Lilard pati 23 tentativa për tri pikë, prej të cilëve shënoi 11 herë dhe me 39 pikë fitoi trofeun “Kobi Brajant” si MVP.

Shënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Karl Entoni Tauns, I cili për 27 minuta shënoi 50 pikë.

Se ndeshja në fjalë kishte karakter revial dëshmon edhe fakti se ishin bërë vetëm tre faule.

Vitin e ardhshëm NBA All Star do të mbahet në San Francisko.  /tvklan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share