Liga e Dytë: Voska Sport – Gostivari ktryendeshja e javës së 20-të

Java e 20-të në Ligën e dytë unike të futbollit vendor, do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën. Të shtunë në program janë pesë takime , ndërsa klryendeshja e kësaj jave do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Ohër aty ku do të takohen lideri në renditjen e tabelës që drejtohet nga trajneri Berat Imeri, pra Voska Sport kundër Gostivarit . Kjo ndeshje mund të vendos drejtpërdrejt se cila nga këto skuadra do të jetë më afër kualifikimit në elitën e futbollit.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00, takohen:

E shtunë më 11.03.2023

Arsimi – Detonit Pllaçkovica

Bellasica – Kamenica Sasa

Kozhufi – Boreci

Pelisteri – Ohri

Voska Sport – Gostivari

E diel me 12.03.2023

Slloga Vinica – Besa 1976

Teteks – Fortuna &Pehçeva

Vardari – Karaormani

Shaban Sinani / KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share