Liga e Dytë: Vardari fiton derbin me Voska Sportin

Kryesojnë Vardari me 25 pikë, Gostivari 24 dhe Voska Sport 23

Pesë fitore të ekipeve vendase dhe dy të atyre mysafire me gjithësejt 17 gola të shënuar është epilogu i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kuadër të javës së 10-të në Ligën e dytë unike. Ndeshja Teteksi – Slloga Vinicë luhet nesër në orën 13:00.

Derbi në ligën e dytë midis Vardarit dhe Voska Sport, e vlefshme për javën e 10-të, është mbyllur me fitore minimale 2:1 për skuadrën vendase. Autor të golave  pë Vardarin  ishin  Dari Desniq  dhe  Darko Micevski, ndërsa golin e vetëm për Voskën e ka shënuar Izair Emini nga penaltia. Pas  kësaj  fitore të sotme  Vardari sërish  ngjitet në pozitën e parë me 25 pikë, ndërsa Voska zbret në pozitën e tretë me 23 pikë. Skuadra e Gostivarit pas fitores 3:0 kundë Kozhufit në Gjevgjeli  ngjitet në pozitën e dytë me 24 pikë. Pelisteri në Manastir ka shënuar  fitore minimale 1-0  kundër Bellasicë dhe tani me 20 pikë mbanë pozitën e katërt.

Derbi i dy skuadrave nga  Pollogu që u zhvillua në Çegran ndërmjet Arsimit vendas dhe Besës së Dobërdollit ka përfunduar me fitoren e vendasve 2-0.

Rezultatet e javës së 10-të

Vardari  – Voska Sport  2-1

Arsimi  – Besa  2-0

Boreci – Karaormani  0-2

Deronit Pllaçkovica – Lokomotiva Pehçeva 3-2

Kozhufi  – Gostivari 0-3

Ohri  –  Kamenica  Sasa 1-0

Pelisteri – Bellasica 1-0

Teteksi  – Slloga Vinica  luhet nesër në orën 13:00

Tabela: Vardari  25, Gostivari 24, Voska Sport 23, Pelisteri 20, Detonit Pllaçkovica 20, Ohri 19, Karaormani 14, Besa 14, Arsimi 13, Bellasica 12, Kozhufi 10, Kamenica Sasa 8, Llokomotiva Pehçeva 7,  Teteksi 7 (-1), Slloga Vinica 6 (-1), Boreci 0.

Në javën e 11-të, më 5 nëntor, takohen: Karaormani – Pelisteri, Llokomotiva Pehçevë – Boreci, Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica, Besa – Ohri, Gostivari – Arsimi, Voska Sport- Kozhufi, Slloga Vinicë – Vardari dhe Bellasica – Teteksi

 Përgatiti: Shaban Sinani    /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share