Liga e dytë: Të dielën zhvillohet superderbi Voska Sport – Vardari

Berat Imeri: Duhet të jemi të qetë e të kujdesshëm

Stadiumi “Biljanini Izvori” në Ohër të dielën është arena ku do të zhvillohet derbi sezonal në Ligën e Dytë, ku edhe mund të vendoset se cili ekip do të jetë pranë kualifikimit në elitën e futbollit, Voska Sport apo Vardari. Por për fatin e keq të tifozëve, kjo ndeshje do të zhvillohet pa praninë e publikut në tribunat e stadiumit. Megjithatë është shumë e vërtetë se në këtë ndeshje cilësia është në anën e ekipit të Voska Sport, duke pasur parasysh rezultatet e shënuara deri në këtë pjesë të kampionatit.

Trajneri i skuadrës vendase, Berat Imeri në deklaratën e tij për KlanMacedonia, është treguar mjaft i kujdesshëm, por megjithatë shprehet optimist se me angazhimin maksimal të të gjithëve mund të vijnë te realizimi i qëllimit për të vazhduar rrugëtimin drejt elites së futbollit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Na pret një ndeshje shumë e vështirë, ndeshje derbi ndëmjet dy ekipeve pretendente për vendin e parë. Jemi të përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe mendoj se me angazhim maksimal do ja arrijmë të fitojmë tri pikë shumë, shumë të rëndësishme. Duhet të jemi të qetë e të kujdesshëm, të luajmë mirë në dy drejtime. Edhe në ofanzivë edhe në defanzivë edhe ajo e cila është me e rëndësishme të japim gjithçka nga vetvetja”, deklaroi Berat Imeri, trajner i ekipit Voska Sport.

Ndeshja Voska Sport – Vardari, fillon në orën 16:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri Stojançe Stojanov nga Shtipi.

Në ndeshjet tjera të javës së 25-të takohen: Belasica – Pelister, Besa – Arsimi, Kamenica Sasa – Ohri, Karaormani – Boreci, Gostivar – Kozhufi, Lokomotiva – Detonit Plaçkovica dhe Slloga Vinicë – Teteksi

Tabela: 1.Voska Sport 59 pikë, 2.Vardari 56, 3.Gostivari 55, 4.Pelisteri 50, 5.Detonit Pllaçkovica 41, 6.Besa 36, 7.Arsimi 36, 8.Ohri 34, 9.Bellasica 32, 10.Karaormani 31, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 21, 13.Kamenica Sasa 18, 14.Slloga Vinicë 17, 15.Teteksi 15, 16.Boreci 2 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share