“Ëndrra më e madhe, të luaj për Argjentinën”, intervista e parë e Leo Messit në moshën 13-vjeçare

Me rastin e kualifikimit të Kombëtares së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës në Katar, mediat sollën sërish në vëmendje intervistën e parë të Lionel Messit.

Intervista është dhënë 22 vjet më parë (3/9/2000) kur Lionel Messi ishte 13 vjeç dhe u sigurua nga gazeta e Rosarios, “Diario La Capital”Leo luante në Akademinë ‘Newells Old Boys’ në atë kohë dhe kishte ëndërr të luante në ekipin e tyre të parë.

“Lionel Messi është një lojtar që luan si mesfushor për ekipin e tij. Ai nuk është një lojtar tjetër premtues, por një fëmijë me një të ardhme të madhe përpara. Pavarësisht gjatësisë së tij, ai mund të kalojë çdo kundërshtar, të driblojë dhe të shënojë, ndërsa me topin është i lezetshëm dhe sot i zbulohet botës”, thuhej në parathënien e botimit të intervistës.

Intervista e Lionel Messit me detaje:

Heroi i tij: “Kam dy. Është babai im, Jorge, dhe kumbari im, Claudio”.

Trajneri i tij i preferuar: “Të gjithë që kam pasur, sepse kam mësuar diçka nga të gjithë”
Trajneri i preferuar: “Pablo Sanchez”
Cilin lojtar i bie në sy: “Dy. Vëllai dhe kushëriri im”
Ekipi i tij: “Newell’s Old Boys”
Hobi i tij: “Të dëgjosh muzikë”

Lloji i muzikës që i pëlqen: “Cuarteto dhe Cumbia”
Shfaqja e tij e preferuar televizive: “Primicias”
Libri i tij i preferuar: “Bible”
Revista e tij e preferuar: “Pasión Rojinegra (revistë e tifozëve të ekipit të tij)

Filmi i tij i preferuar: “Baby’s Day Out”
Sport: “Handball”
Modeli: “Nicole Neumann”
Ushqimi i tij i preferuar: “Pulë me salcë”
Lënda e tij e preferuar: “Spanjisht”
Qëllimi: “Të mbaroj shkollën e mesme”
Qëllimi me Newells: “Për luaj në ekipin e parë”
Një moment gëzimi: “Kur u bëmë kampionë”

Një moment pikëllimi: “Vdekja e gjyshes sime”
Një kujtim: “Kur gjyshja më mori të luaja për herë të parë futboll”
Një ëndërr: “Të luaja për Argjentinën”
Familja: “Babai im Jorge, mamaja ime Celia dhe vëllezërit dhe motrat Rodrigo, Natalia dhe Marisol”
Pritshmëritë për atë vit: “Të jemi sërish kampionë”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share