Atletikë: Luiza Gega rekord të ri kombëtar në 5000 metra

Ajo doli fituese në garën “La notte delle stelle” në Forli

Luiza Gega ka shënuar një tjetër paraqitje të shkëlqyer, duke vijuar rezultatet fantastike të 2022-shit.

Suksesi i radhës për kampionen e Europës vjen nga Italia. Gega ka dalë e para në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që është mbajtur në Forli.

Ajo regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një rekord të ri kombëtar në këtë disiplinë.

Një formë e jashtëzakonshme nga atletja kuqezi, e cila ndonëse merrte pjesë për herë të parë në këtë disiplinë, arriti që të vendosë rezultat rekord.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share