Liga e dytë: Sot zhvillohet super derbi Besa – Detonit Pllaçkovica

Kampionati në Ligën e dytë të  futbollit vendor, vazhdon  sot me ndeshjet e javës së  20-të. Krye ndeshja e javës së 20-të zhvillohet  në stadiumin e Vrapçishtit  aty ku do të përballen Lideri në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit  dhe Detonit Plaçkovica pretendente për kualifikim në elitë.

 Besa sot duhet  të jetë maksimalisht e përqendruar të jep më të mirën e mundshme, ndërsa përkrahja dinjitoze e tifozëve është më se e nevojshme.Është shumë e  vërtet  se  përballemi me një skuadër  mjaftë cilësore prandaj  jemi maksimalisht  të koncentruar  për këtë takim. Normal që presim përkrahjen   dinjitoze të publikut tonë. Si do që të jetë pikë do të mbeten në Dobërdoll. Rrugëtojmë  fuqishëm drejtë suksesit  historik”  deklaroi  futbollisti me përvoj  Izair Emini

Arsimi i Çegranit pritet që vazhdon rrugëtimin e fitoreve  në sezonin pranveror pasi në stadiumin e Reçicës së Madhe  për kundërshtarë Karaormanin e Strugës  një skuadër  e pothuajse është dorëzuar. Si do që të jetë   futbollistit e  Arsimit duhet të qasen seriozisht në lojë dhe me angazhimin maksimal të shënojnë  fitoren e pestë me radhë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Bashkimi në Kumanovë përballet me ekipin e Novacit  që është një rast  idela për vazhduar  rrugëtimin e sukseseve.

Skuadra e Pelisterit është nikoqire e Kozhufit ku  shpreson në fitore të sigurt për të mbajtur  hapin  në kreun e tabelës. Skopje  në Autokomand  është favorite  kundrejt  Vardarit të Negotinës, ashtu siç janë favorite edhe Ohri  ndaj Osogovës  dhe Teteksi  ndaj Sasa  kamenica. Ndërsa në Prilep   perballen  dy  ish  ekipet  e ligës së parë Pobeda – Bellasica .

Të gjitha  ndeshjet  zhvillohen  sot me  fillim në ora  14:00,

 

Në xhiron e 20-të, takohen: Arsimi – Karaormani, Bashkimi – Novaci, Besa – Detonit – Pllaçkovica, Skopje – Vardari, Ohri – Osogova, Pelisteri – Kozhufi, Pobeda – Bellasica  dhe Teteksi – Kamenica Sasa

Tabela: 1. Besa 50 pikë, 2.Pelisteri 42, 3.Detonit Pllaçkovica 41, 4.Arsimi 35, 5.Ohri  30, 6. Skopje 28, 7. Bashkimi 28, 8. Vardari 27, 9. Bellasica  25, 10.Kozhufi 24, 11.Novaci 23, 12.Teteksi 20, 13.Pobeda 17, 14.Osogova 16, 15.Karaormani 15, 16. Kamenica Sasa 8 pikë.

/TV KLan.mk/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share