Barça me vetëm 13 lojtarë, katër ditë para lojës së parë

Barcelona po përballet me një problem serioz, vetëm pak ditë pa nisur sezoni i ri i La Ligës.

Gjiganti katalunas do të luajë të dielën kundër Getafes dhe për momentin nuk e di ende se në cilët lojtarë do të mundë të llogarisë.

Sot për sot, “Blaugrana” i kanë në dispozicion vetëm 13 lojtarë të regjistruar, ndërsa dy prej tyre i kanë tashmë valixhet gati për t’u larguar nga “Camp Nou”, shkruan “Gazeta Express”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Bëhet fjalë për Ousmane Dembele, që do të përfundojë në Paris Saint-Germain dhe Franck Kessie, që shihet afër klubiet nga Arabia Saudite, Al Ahli.

Një situatë mjaft e komplikuar kjo për katalunasit, të cilët janë në luftë me kohën për t’i zhbllokuar fondet e reja, të cilat do t’ia mundësonin klubit që të hynte në parametrat e “fair-play” financiar të La Ligas dhe që t’i regjistrojnë përforcimet e reja, por edhe lojtarët që i kanë vazhduar kontratat dhe që janë rikthyer nga huazimet.

Për momentin, kjo është lista e lojtarëve që i ka në dispozicion Barcelona:

Portier: Ter Stegen;

Mbrojtës: Christensen, Kounde, Eric Garcia;

Mesfushorë: Gavi, Pedri, Ferran Torres, Kessie, De Jong;

Sulmues: Dembélé, Lewandowski, Ansu Fati, Raphinha.

Pa u regjistruar kanë mbetur përforcimet Ilkay Gundogan, Inigo Martinez e Oriol Romeu, pastaj lojtarët që i vazhduan kontratat: Inaki Pena, Sergi Roberto, Ronald Araujo, Marcos Alonso e Alejandro Balde, si dhe lojtarët e rikthyer nga huazimi: Abde Ezzalzouli, Clément Lenglet e Sergino Dest.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share