Liga e dytë: Sot në program java e 25-të, Arsimi – Besa kryendeshje e kësaj jave

Sot me fillim në ora 16:00 në të gjitha terrenet e Ligës së dytë zhvillohet java e 25-të e kampionatit.

Kryendeshje e takimeve të sotme kësaj jave zhvillohet në stadium e Reçicës së Madhe me s Arsimit të Çegranit dhe liderit në renditjen e tabelës Besa e Dobërdollit. Duke marr para sysh situatën aktuale në tabelën e klasifikimit ku Arsimia ka të siguruar mbijetesë dhe lufton për një pozitë sa më të mirë në pjesën e epërme të taelelës, ndërsa Besa pothuajse 100% ka të siguruar kualifikim në elitën e futbollit, atëherë do të jemi dëshmitar të një spektakli të vërtet. Këtë për Klamacedonia e deklaroi kapiteni i skuadrës Besa të Dobërdollit ,Armend Alimi.

“Ndeshje derbi, respekt maksimal për kundërshtarin por ne duam te vazhdojmë me rezultate pozitive. Jemi afër për ta siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në Ligë të parë, por duam këtë ta bëjmë nga vendi i parë i tabelës. Prandaj kjo ndeshje e sotme është shumë e rëndësishme për ne” tha Armend Alimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndeshje interesante sot pritet të zhvillohet edhe në terrenet tjera pasi lufta më e madhe pritet tek ato skuadra të cilat luftojnë mbijetesën siç është rasti me ndeshjet Skopje – Teteksi, Karaormani – Pobeda, Kozhufi – Osogova dhe Kamenica Sasa – Novaci. Në Negotin , skuadra vedase e Vardarit dhe Bashkimi i Kumanovës do të luftojnë për një pozitë më të mire në tabelë.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim n% orën 16:00, takohen:
Arsimi – Besa , Detonit Plaçkovica –Belasica, Skopje – Teteksi, Kamenica Sasa – Novaci, Karaormani – Pobeda, Kozhufi – Osogova, Pelisteri – Ohri, Vardari Neg. – Bashkimi.

Tabela: 1.Besa 63 pikë, 2. Pelisteri 57, 3. Detonit Plaçkovica 48, 4.Arsimi 41, 5. Ohri 38, 6. Bashkimi 37, 7.Skopje 35, 8.Bellasica 31, 9.Kozhufi 31, 10. Vardari Neg. 31, 11.Novaci 25, 12.Teteksi 24, 13. Pobeda 23, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa 18, 16.Karaormani 15 pikë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share