Kampionati në Ligën e dytë të futbollit vendor vazhdon sot me ndeshjet e javës së 23-të. Në këtë xhiro ka disa ndeshje mjaft të rëndësishme. Në radhë të parë veçojmë përballjen në stadiumin e fshatit Vrapçisht, ku do të përballen Besa e Dobërdollit me liderin në renditjen e tabelës, Vardari i Shkupit.
Ekipi i Voska Sport para tifozëve vendas ka ka një sfidë të vështirë me Bellasicën e Strumicës. Të besuarit e trajnerit Berat Imeri si gjithmonë premtojnë se me angazhim maksimal nuk do të zhgënjejnë në realizimin e pretendimeve të klubit.
Gostivari sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë probleme në përballjen me Teteksin e Tetovës, të cilët si duket janë dorëzuar nga lufta për mbijetesë.
Fortuna & Pehçeva është nikoqire e Arsimit. Skuadra vendase pos fitores nuk ka alternativë tjetër nëse mendojnë që edhe në sezonin e ardhshëm të mbeten në Ligën e dytë.
Në xhiron e 23-të, sot takohen: Besa – Vardari, Boreci – Detonit Pllaçkovica, Slloga – Pelisteri, Kamenica Sasa – Kozhufi, Karaormani – Ohri, Gostivari – Teteksi, Fortuna&Pehçeva – Arsimi dhe Voska Sport – Bellasica.
Tabela: 1.Vardari 55 pikë, 2.VoskaSport 53, 3.Gostivari 51, 4.Pelisteri 46, 5.Detonit Pllaçkovica 37, 6.Besa 33, 7.Ohri 33, 8.Bellasica 32, 9. Arsimi 30, 10.Karaormani 27, 11. Kozhufi 26, 12.Fortuna&Pehçeva 20, 13. Kamenica Sasa 17, 14.Teteksi 15, 15.Slloga Vinicë 13 dhe 16.Boreci 2 pikë.
Shaban Sinani /KlanMacedonia/