Liga e dytë: Kush do të shpallet kampion Voska Sport apo Gostivari

Ndeshje interesante për ekipet që luftojnë mbijetesën

Sot pas dite në program janë tetë ndeshjet e javës së 29-të dhe të parafundit në Ligën e dytë të futbollit vendor. Edhepse tani më dihet se dy skuadrat Voska Sporti dhe Gostivari kanë siguruar kualifikim në elitën e futbollit vendor, megjithatë tani lufta kryesore ka të bëjë se cila nga këto skuadra të ketë epitetin kampion për sezonin 2022/2023.

Voska Sport e cila shënoi sukses historik duke siguruar kualifikim në Ligën e parë do të përballet me Detonit Pllaçkovica një skuadër e pa përshtashme, megjithate ekipi i trajnerit Berat Imeri është i vetëdishëm se duhet dëshmuar se suksesi nuk është i rastit por si rezultat i punës serioze pa mos e nënçmuar asnjë kundërshtarë.

Në një situate të ngjajshme është edhe Gostivari, ndaj ndeshja me Borecin në stadiumin e qytetit në duhet të ketë karakterë festive.

Gjithësesi se ndeshja e dy ekipeve me renome Vardari dhe Pelisteri duheshte të jetë super derbi, por ja që kjo ndeshje do të zhvillohet vetëm për të ruajtur pozitat aktuale në tabelë.

Takime interesante do të zhvillohen mes ekipeve që luftojnë mbijetesën. Të gjitha ndeshjet e javës së 29-të, fillojnë në ora 17:00, takohen:

Voska Sport- Detonit Pllaçkovica

Bellasica – Arsimi

Besa – Karaormani

Kamenica Sasa – Llokomotiva

Gostivari – Boreci

Slloga – Ohri

Teteksi – Kozhufi

Vardari – Pelisteri

Tabela:

1.Voska Sport 69 pikë, 2.Gostivari 67, 3.Vardari 62, 4.Pelisteri 56, 5.Detonit Pllaçkovica 47, 6. Besa 45, 7.Ohri 38, 8.Arsimi 37, 9.Bellasica 35, 10. Karaormani 34, 11.Kozhufi 33, 12.Llokomotiva 27, 13.Kamenica Sasa 27, 14.Teteksi 25, 15. Slloga Vinicë 22, 16.Boreci 2 pikë.

Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share