Euro 2024: Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Itali – Maqedoni e Veriut

Përfaqësuesja A, e Maqedonisë së Veriut në futboll nga dita e djeshme ndodhet në kryeqytetin Italian Romë, ku nesër në stadiumin “Olimpiko” do të zhvilloj ndeshjen e raundit të shtatën grupin C, në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

Kjo ndeshje për reprezentacionin tone është për prestigj, ndërsa për italianët është jetike pasi çdo rezultat tjetër por fitores do të ishte e barabartë me disfatën.

Derisa seleksionuesi I Maqedonisë së Veriut, Blllagoja Milevski kësaj radhe ka në disponim të gjithë futbollistë e ftuar të gatshëm për të dhënë më të mirën nga vetja e tyre, ndërsa për njëmbëdhjetëshin që do të zbres në fushë të gjelbër do të vendos pas seancës së sotme stërvitore në “Olimpiko”, pasi kërkon të bëjë edhe një befasi tjetër kundër përfaqësueses italiane, me që në dy përtalljet e fundit ka një barazim dhe një fitore.

Nga ana tjetër trajneri Italian Spalletti ka hasur në disa probleme sa I p♪7rket formacionit meqë Alessandro Bastoni ka pësuar një tendosje në pjesën e këmbës së djathtë gjatë stërvitjes së fundit dhe Akoma nuk dihet a mund të jetë i gatshëm për ndeshjen e nesërme apo në vend të tij mund të vendoset Federico Gatti.

Sipas mediumeve italiane që japin hapësirë të madhe kësaj përballje vendimtare, seleksionuesi Spalletti pritet të del me formacionin (4-3-3) që do të thotë se njëmbëdhjetëshi i mundshëm është ky: Donnarumma; Darmian, Gatti, Acerbi, Dimarco, Barella, Jorginho, Bonaventura, Berardi, Raspadori, Chiesa.

Ndeshja ndërmjet Italisë dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet të premten në stadiumin “Olimpiko” të Romës, duke nisur nga ora 20:45. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share