Liga e Dytë: Gostivari vazhdon garimin

Çegrani dhe Vrapçishti në qendër të vëmendjes

 Kampionati në Ligën eDyrë unike vazhdon të shtunën me ndeshjet e javës së tretë të sezonit vjeshtor. Ndeshje më tërheqëse padyshim se janë dy përballjet që do zhvillohen në rajonin e Pollogut, në Vrapçisht  Besa – Gostivari dhe në Çegran , Arsimi – Pelisteri.

Ndeshja e cila  para dy ditëve Besa – Gostivari, ishte në dyshim shkaku i  situates së krijuar në ekipin e Gostivarit mosmarveshjet  mes investitirëve  dhe përkrahësve të klubit.  Pra sot ekipi  vazhdon punën sipas orait të caktuar  dhe  në kuadër të javës së tretë në Ligën e dytë unike  do të jetë mysafire e KF Besa të Dobërdollit  në stadiumin e Vrapçishtit  me fillim në orën 16:00.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Një ndeshje  tjetër që mund të konsiderohet derbi do të zhvillohet në stadiumin e Çgranit, aty ku do të përballlen Arsimi vendas dhe Pelisteri i Manastirit.

Voska Sport pas dy fitoreve të njëpasnjëshme të shtunën në Makedonska Kamenicë është mysafire e ekipit Kamenica Sasa. Trajneri Berat Imeri si gjithmon shprehet optimist se edhe kësaj radhe do të kthehen kryelartë edhe pse kërkon qasje serioze dhe angazhim maksimal të ftubillistëve të tij.

Vardari udhëton në Radovish për të zhvilluar sfidën me ekipin Detonit Plaçkovica. Ish anëtari i Ligës së parë Boreci në Veles takohet me Teteksin, ndërsa në Strugë, Karaormani luan me Bellasicën. Të gjitha ndeshjet zhvillohen të shtunën me fillim në ora 16:00.

 

Takohen:

Arsimi – Pelisteri

Besa – Gostivari

Ohri – Kozhufi

Detonit Plaçkovica – Vardari

Boreci – Teteksi

Karaormani- Bellasica

Pehçeva – Slloga

Kamenica Sasa – Voska Sport

 

/KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share