Liga e dytë: Fiton Ademi heshti “Çkembarët” në Manastir, Pelisteri – Besa 1:2

Derbi mes dy skuadrave pretendente për kreun e tabelës në Ligën e dytë, Pelisterit dhe Besës së Dobërdollit që u zhvillua në stadiumin e qytetit në Manastir ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultatin 1-2. Figura qendrore e këtij derbi padyshim se ishte autori i dy golave Fiton Ademi i cili në fakt ka heshtur tifozët e pranishëm në tribunat e stadiumit në Manastir që udhëhiqen në Çkembarët. Kjo fitore dëshmon qartë se investimi familjes Tairi por jep rezultate që po habit edhe shumë ekipe me përvojë më të madhe siç ishte edhe rasti i Pelisterit .

“ Ndihem krenar për këtë fitore të madhe kundër Pelisterit në Manastir. Këto dy gola dhe fitoren ua dedikoj pronarëve të klubit familjes Tairi. Ne do vazhdojmë me suksese edhe në ndeshjet e radhës” deklaroi pas ndeshjes autori i golave Fiton Ademi.

Besa në xhiron e 12-të është mysafire e Ohrit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga disfata e Pelisterit në cilësinë e vendasit më tepër ka përfituar Detonit Pllaçkovica e cila me fitoren 3-0 ndaj Novacit ngjitet në pozitën e dytë në renditjen e tabelës tani me 23 pikë.

Arsimi I Çegranit në stadiumin e Reçicës së Madhe mundi Teteksin me rezultat 2-1. Kamenica Sasa ka befasuar ekipin favorit Ohërin duke barazuar 1-1, Karaormani në Strugë mundi Osogovën 2-0, Kozhufi si vendas barazoi me Bellasicën 1-1, Vardari në Negotinës mundi Pobedën 3-2.,ndërsa Skopje në Autkomandë mundi Bashkimin 3-1

Rezultatet: Arsimi – Teteksi 2-1, Detonit Pllaçkovica – Novaci 3-0, FK Skopje – Bashkimi 3-1, Kamenica Sasa – Ohridi 1-1, Karaormani – Osogovo 2-0, Kozhufi – Bellasica, 1-1, Pelisteri – Besa 1976 1-2, Vardari – Pobeda 3-2

TABELA: 1.Besa 28 pikë, 2. Detonit Pllaçkovica 23, 3.Pelisteri 21, 4.Ohri 20, 5.Bellasivca 17, 6.Kozhufi 17, 7. Teteksi 17. 8.Bashkimi 17, 9.Arsimi 13, 10.Novaci 13, 11. Pobeda 12, 12.Skopje 12, 13.Vardari 11, 14. Osogova 10, 15.Karaormani 10, 16.Kamenica Sasa 7 pikë.

Në xhiron e 12-të, takohen: Ohri – Besa. Teteksi – Pelisteri. Bashkimi – Arsimi, Pobeda – Skopje, Osogova – Vardari, Bellasica – Karaormani, Novaci – Kozhufi, Kamenica Sasa – Detonit Pllaçkovica./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share