Sot me fillim në orën 16:00, në program janë ndeshjet e javës së 27-të në Ligën e dytë të futbollit në Maqedoninë së Veriut.
Pas 26 xhirove të zhvilluara sa i përket tre skuadrave të pra Besa dhe Pelisteri tanimë kanë siguruar kualifikim në elitë, Detonit Pllaçkovica do të luanë në balotazh për kualifikim, ndërsa tani për tani dilemë e vetme ka mbetur skuadra e cila do të luan në balotazh për mbijetesë në ligë të dytë, për këtë pozitë më afër janë Osogova me 23 pikë dhe Teteksi me 24, ndërsa dy ekipet që në kampionatin e ri kalojnë në rëngë më të ulët janë Kamenica Sasa me 19 pikë dhe Karaormani me 15 pikë.
Sa i përket ndeshjeve të sotme tre skuadrat e para pos fitores çdo rezultat tjetër do të ishte befasi e llojit tëvetë. Besa e Dobërdollit është nikoqire e Ohrit dhe pritet lojë me karakter festiv. Pelisteri takohet me Teteksin, ndërsa Detonit Pllaçkovica me ekipin Kamenica Sasa. Pra duele e ekipeve të Ligës me parë me ekipe që luftojnë mbijetesën.
Në xhiron e 27, (e martë), me fillim në ora 16:00, takohen: Besa – Ohri, Arsimi – Bashkimi, Detonit Plaçkovica – Kamenica Sasa, Skopje – Pobeda, Karaormani – Bellasica, Kozhufi – Novaci, Pelisteri – Teteksi dhe Vardari (Neg) – Osogova
Tabela: 1.Besa 67 pikë, 2.Pelisteri 61, 3.Detonit Plaçkovica 55, 4.Arsimi 44, 5.Ohri 39, 6.Skopje 39, 7.Bashkimi 38, 8. Vardari Negotinë 35, 9 Bellasica 34, 10.Kozhufi 34, 11.Novaci 28, 12.Pobeda 27, 13.Teteksi 24, 14.Osogova 23, 15. Kamenica Sasa 19 , 16.Karaormani 15 pikë.