Emocione në Girona – Atletico / Katalanasit fitojnë 4-3, Morata realizon Hat-Trick

Girona mund 4-3 Atletico Madridin në një sfidë të çmendur. Skuadra e Michel Sanches përfundon fazën e parë të kampionatit me 48 pikë, baraz me Real Madridin, i cili megjithatë është në krye të La Liga falë fitores direkte.

Valery Fernández i dha skuadrës vendase një fillim të shpejtë duke shënuar në minutën e dytë.

Barazimi erdhi shpejt nga Alvaro Morata, por në pak minuta, Girona kaloi sërish në epërsi.

Pjesa e parë u mbyll me emocione të shtuara tëksa Dalei Blind shënoi golin e tretë për Girona, ndërsa sërish Morata shkurtoi diferencën në 3-2.

Fillimi i së dytës i dha shpresë miqve që shënuan të tretin. Ishte përsëri Morata që realizoi një hat trick.

Sidoqoftë, këmbëngulja e Girona u shpagua pasi Martin përfundoi në mënyrë mahnitëse një aksion pikërisht në minutën e parë të kohës shtesë duke realizuar një fitore të paharrueshme.

Rezultati i sheh katalanasit të qëndrojnë në nivel pikësh me Real Madridin në krye, ndërsa Atletiko janë 10 pikë larg rivalëve të tyre të qytetit.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share