Liga e dytë: Çegrani dhe Gjevgjelia në qendër të vëmendjes

Kampionati në Ligën e dytë të futbollit me ndeshjet e javës së 26-të,hynë në fazën e pesë ndeshjeve të fundit, edhe pse disa gjëra pas javës së 25-të janë qartësuar edhe në futboll çdo gjë është e mundshme.Tri ekipet e para Voska Sport, Gostivari dhe Vardari, sot pritet të bëjnë detyrën duke shënuar rezultate positive edhe pse janë mysafire e Arsimit në Çegran gjegjësisht KOzhufit në Gjevgjeli.

Padyshim se ndeshje derbi e javës së 26-të është takimi në stadiumin e fshatit Çegran aty ku do të përballen Arsimi vendas dhe ekipi i Gostivarit që pretendon kualifikim në elitën e futbollit vendor. Këtë ndeshje që me të drejt cilësohet si debi I pollogut pritet që ta ndjekin numër i madh i tifozëve nga rajoni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Lideri në renditjen tabelore Voska Sport ,pas trumfit kundër Vardarit frymon më lehtë dhe në përballjen me Kozhufin në Gjevgjeli pritet të vazhdojnë rrugëtimin drejt arritjes së pretendimeve. Këtë për faqen zyrtare të klubit ne fejsbuk e ka deklaruar futbollisti Arlind Alit.

“Atmosfera në klub është shumë e mirë pas asaj fitore të madhe kundër ekipit të Vardarit që na dha edhe më shumë siguri, por edhe na mundësoi që të besojmë tashmë fuqishëm drejt Ligës së Parë, që njëherit ishte edhe objektivi kryesor i drejtuesve të skuadrës së Voska Sport. Megjithatë Vardari tashmë i takon së kaluarës, pasi nesër na pret ndeshja e rradhës, ajo kundër Kozhuvit. Mendoj se edhe për këtë ndeshje jemi përgatitur mirë dhe se me optimizëm të madh udhëtojmë sonte drejt Gjevgjelisë, për të dëshmuar nesër në terren se jemi më të mirë dhe se me fitore të njëpasnjëshme deri në fund do realizojmë ëndërrën tonë. Kanë ngelur edhe pak ndeshje, dhe ambiciet tona si klub janë që në fund të jemi të parët dhe të shpallemi si kampion”

Vardari në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari është nikoqire e Sllogës nga Vinaca, ku çdo rezultat pos fitores së vendasve do të ishte befasi e llojit të vetë.

Java e 26-të zhvillohet të mërkurën me fillim në ora 16:00. Takohen:
Arsimi – Gostivari
Boreci – Llokomotiva

Detonit Pllaçkovica – Kamenica Sasa

Kozhufi – Voska Sport

Ohri – Besa

Pelisteri – Karaormani

Teteksi – Bellasica

Vardari – Slloga Vinicë.

Tabela: 1.Voska Sport 62 pikë, 2. Gostivari 58, 3.Vardari 56, 4.Pelisteri 50, 5.Detonit Pllaçkovica 44, 6.Besa 39, 7.Arsimi 36, 8.Bellasica 35, 9.Ohri 34, 10.Karaormani 34, 11.Kozhufi 30, 12.Llokomotiva 21, 13.Kamenica Sasa 21, 14.Slloga Vinicë 18, 15.Teteksi 15, 16.Boreci 2 pikë.

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share