Liga e dytë: Besa Dobërdoll – Bellasica derbi i javës së dytë

Arsimi në Çegran përballet me Kamenica Sasa

Sot me fillim në orën 17:00 në program janë ndeshjet e javës së dytë kampionatit vendor në ligën e dytë të futbollit vendor. Ndeshje më tërheqëse është ajo që zhvillohet në stadiumin e fshatit Vrapçshtë, aty ku do të përballen Besa vendase dhje Bellasica e Strumicës. Skuadra nga Dobërdolli pas fitores në xhiron e parë në transfertë ka paralajmëruar se ketë kampionat do të jetë njëra nga skuadrat më serioze për kreun e tabelës, andaj sot pritet ë të ketë përkrahje të madhe nga tifozët e këtij klubi.

Në stadiumin e Arsimit në Çegran skuadra vendase është nikoqire e ekipit Kamenica sasa dhe prêtendon që të fiton pikët e para në sezonin e ri fitore , pasi do të ketë përkrahje nga tifozët vendas.

Bashkimi i Kumanovës edhe në ndeshjet e dytë sezonit të ri është nikoqire , kësaj radhe takohet me Pobedën e Prilepit, ku është vendosur të fiton edhe tri pikët e radhës, gjithmonë me përkrahjen e numrit të madh të tifozëve kumanovar.

Në Manastir zhvillohet derbi lokal me Pelisterit dhe Novacit, Teteksi në Tetovë është nikoqire e Osogovës, Skopje në Lagjen e Autokomandë përballet me Detonit Pllaçkovica, Vardari i Negotinës takohet me Kozhufin, ndërsa Ohri me Karaormanin.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot me fillim në ora 17:00

Liga e dytë, xhiroja II-të, takohen:

Besa – Bellasica

Arsimi – Kamenica Sasa

Bashkimi – Pobeda

Teteksi – Osogova,

Pelisteri – Novaci

Skopje – Detonit Pllaçkovica

Vardari – Kozhufi

Ohri – Karaormani

/KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share