Liga e dytë: Besa dhe Pelisteri me hapa të sigurtë drejtë kualifikimit në elitë

Dy fitore të ekipeve vendase , dy barazime dhe  katër fitore të ekipeve mysafire me gjithësejt 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të xhiros së 23-të në Ligën e dytë të futbollit vendor ku Besa e Dobërdollit me 60 pikë dhe Pelisteri i Manastirit me 54  sigurt rrugëtojnë drejtë kualifikimit në elitën e futbollit

Lideri në renditjen e tabelës në Ligën e dytë të futbollit vendor, Besa e Dobërdollit pas fitores së sotme në transfertë kundër Vardarit në Negotinë edhe më tepër i afrohet kualifikimit në elitën e futbollit pas sot nga Negotina u kthyen me tre pikë të mëdha duke mundur Vardarin me rezultatin 1-0 me një gol të vetëm të gola shënuesit më të mirë të ekipit Izairi Eminit.

 Fitore në transfertë ka regjistruar edhe Pelisteri kundër Skopjes  1-0 në stadiumin e  Autkomandës.  Ekipi i Arsimit edhe në ndeshjen e dytë radhazi ka barazuar  si vendas, kësaj  radhe    me ekipin e Ohrit luajtën 0-0.  Kozhufi pas disa zhgënjimeve  sot mundi  Bashkimin 2-0, Detonit Plaçkovica  barazoi 1-1 me Pobedën, Novaci  humbi 0-3  kundër Bellasicës, Kamenica Sasa – regjistroi fitore kundër Osogovës 2-1,ndërsa Karaormani  pësoi debakël 1-4në përballjen me Teteksin 1-

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Java e  23-të, rezultatet: Arsimi – Ohri 1-1, Kozhufi – Bashkimi 2-0, Vardari – Besa 0-1, Detonit Pl– Pobeda 1-1, Skopje –Pelisteri 0-1, Kamenica Sasa – Osogova 2-1, Karaormani – Teteksi 1-4, Novaci – Bellasica  1-3.

Tabela: 1.Besa 60 pikë, 2. Pelisteri 54, 3. Detonit Plaçkovica 45, 4.Arsimi 41, 5. Ohri 37, 6. Skopje 35, 7.Bashkimi 34, 8.Bellasica 30, 9.Kozhufi 28, 10. Vardari Neg. 28, 11.Teteksi 24, 12. Novaci 24, 13. Pobeda 22, 14.Osogova 20, 15. Kamenica Sasa  17 , 16.Karaormani 15 pikë.

Liga e dytë java e 24-të, takohen: Besa – Skopje, Bashkimi – Karaormani, Bellasica – Kamenica Sasa, Pelisteri – Arsimi, Osogova – Detoni Plaçkovica, Ohri – Novaci, Pobeda – Kozhufi  dhe Teteksi – Vardari (Neg)

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share