Liga e dytë: Bashkimi – Besa 1976, kryendeshje e xhiros së 14-të

 Të shtunën me fillim në ora 13-të në program janë ndeshjet e javës së 14-të të sezonit vjeshtor në Ligën  e dytë unike të futbollit vendor.

 Stadiumi i Bashkimit në Kumanovë ështënikoqire e derbit të kësaj jave mes ekipit Bashkimi dhe ideri në renditjen e tabelës  Besa e Dobërdollit. Interesimi për kë këtë ndeshje është i jashtë zakonshëm sidomos tek vendasit, kur  dihet se  tifozët vendas janë të flaktë përkrahje te  ekipit të tyre. Sido që të jetë si vendasit ashtu edhe mysafirët paralajmërojnë se do të japin më të mirën nga vetja që të arrijnë objektivat e  tyre. Bashkimi aktualisht me 17 pikë grumbulluara  mbanë pozitën e 10-të, ndërsa Besa me 10 fitore, 2 barazime dhe një humbje  mbanë pozitën e pare me 34 pikë grumbulluara.

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kapiteni Xhemali Esati në prag ndeshjes me  Bashkimin për Klan Maqedoni, deklaroi: “Vijmë pas një rezultati pozitiv kundër  Teteksit, shpresojmë që ta vazhdojmë serine e fitoreve . E dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë kundër një kundërshtari shumë kualitativ por  qëllimi jonë është tre pikshi”.

 

Skuadra nga Çegrani, Arsimi në bazë të pozitës aktuale  tabelën e klasifikimit  konsiderohet favorite por për të shënuar rezultat pozitiv nevojitet angazhim maksimal i të gjithëve. “Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës që kundër Osogovës të vazhdojmë rrugëtimin e sukseseve. Udhëtojmë në Koçani pë fitoren e radhës”, deklaroi trajner  Vildan Saliu

 Në ndeshjet tjera veçohet ndeshja mes Detonit Pllaçkovica dhe Kozhufi, dy  skuadra që pretendojnë kreun e tabelës.Bellasica në Strumicë është nikoqire e Skopjes,  Ohri në “ Biljanini Izvori” takohet me Teteksin. Prilep zhvillohet derbi I Pellagonisë mes Pobedës dhe Pelisterit, NOvaci takohet me Vardarin e Negotinës, ndërsa Kamenica  Sasa  takohet me Karaormanin.

Të gjitha ndeshjet fillojnë në ora 13:00, takohen

Bashkimi – Besa 1976

Belasica – Skopje

Detonit Plaçkovica – Kozhufi

Kamenica Sasa  – Karaorman

Novaci – Vardar Negotino

Ohrid – Teteksi

Osogova – Arsimi

Pobeda  – Pelisteri

Tabela:  1.BESA  34 pikë, 2.Detonit Plaçkovica 29, 3.Pelisteri 27, 4. Bellasica 20, 5.Kozhufi 20, 6.Ohri 20, 7.Arsimi  19, 8.Novaci 19, 9.Teteksi  17, 10.Bashkimi 17, 11.Vardari  15, 12.Pobeda 15. 13.Skopje 15, 14.Osogova 11, 15.Karaormani 10  , 16.Kamenica Sasa  7 pikë. /KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share