Lidhja Europiane për Ndryshim: Kryetari i Kuvendit të veproj në bazë të kushtetutës, të zgjidhet anëtari i opozitës në KSHZ

Nga Lidhja Europiane për Ndryshim kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi të zgjidhet anëtari i opozitës në KSHZ, ku sipas tyre duhet të veproj në bazë të Kushtetutët, përcjell Klan M.

”Konkursi për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tashmë është mbyllur dhe kryetari i Kuvendit, z. Talat Xhaferi po ashtu është i njoftuar se kandidat i Lidhjes Europiane për Ndryshim është z. Abdush Demiri. Pasi kanë kaluar 24 orë që kur kreu i Kuvendit është njoftuar përmes letrës zyrtare, kërkojmë që të vepojë sa më shpejtë në suaza të Kushtetutës dhe Ligjeve përkatëse të cilat theksojnë qartë se opozita duhet të ketë përfaqësuesin e saj në Komisionin zgjedhor të Zgjedhjeve.

Veprimi adekuat i kryetarit të Kuvendit do të dëshmojë se pushteti dëshiron që zgjedhjet e ardhshme të jenë fer, demokratike dhe transparente. Në të kundërtën do të kuptohet se Pushteti, pjesë e të cilës është edhe kryetari i Kuvendit, po përgatitet që zgjedhjet e ardhshme të jenë të manipuluara, jo-demokratike dhe pa përfaqësues të opozitës shqiptare. Kjo kuptohet se do të ndikojë negativisht edhe para institucioneve ndërkombëtare dhe në procesion eurointegrues të vendit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Indicie të para për manipulim të zgjedhjeve veçmë janë dhënë nga ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani i cili si kryesues me OSBE-në ka tentuar të ndikojë të ulë numrin e vëzhguesve të këtij institucioni kaq të rëndësishëm ndërkombëtar i cili mbikëqyr dhe vlerëson proceset zgjedhore.

Po ashtu njoftojmë opinionin dhe krerët shtetëror, se nëse përpiqen që të mbajnë plotësisht nën kontroll KSHZ-në dhe ta lënë pa përfaqësues të opozitës shqiptare, në këtë rast të Lidhjes Europiane për Ndryshim, atëherë ne nga java e ardhshme do të informojmë të gjitha institucionet ndërkombëtare, ambasadat e vendeve mike si atë të SHBA-së, BE-së por edhe të vendeve tjera evropiane. Shpresojmë që pushteti do ta vendos interesin shtetëror para interesit partiak dhe personal.” – thonë nga Lidhja Europiane për Ndryshim. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share