Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,39% në raport me vendimin e datës 6.7.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje mesatarisht: te benzina për 5,021 %, te nafta për 4,102 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,591 % dhe te mazuti për 3,082% .
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës ЕUROSUPER BS-95 ulet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-98, të ЕURODIZELIT (D-Е V) dhe të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (ЕL-1) ulen për 2,50 den/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,085 den/kg dhe tani do të jetë 51,564 den/kg.
Nga data 8.7.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 105,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 108,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 101,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 99,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 51,564 (denarë/kilogram)
Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilit janë formuar çmimet në përllogaritjen e
mëparshme, është më i lartë për 0,508%.
Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 8.7.2022. Tregtarët me
shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve
të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar
Lexo gjithashtu
Kovaçevski për opozitën: Ju bëj thirrje partive qe nuk e përkrahën anëtarësimin në NATO, që mos ta bëjnë gabimin e njejtë me propozimin francez
Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski për opozitën thotë që të përkrahin propozimin francez sepse ne nuk mbetemi shteti…
01.07.22 14:11
Artan Grubi dhe Albin Kurti përshëndesin paradën e shqiptarëve në Nju Jork
Zv/Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti kanë përshëndetur paradën e shqiptarëve…
29.06.23 23:14
“Stuhi” polare: Reshje dëbore, erë Veriu dhe temperatura nën zeron!
RESHJET E BORËS SHKAKTOJNË TELASHE NË TRAFIK Disa rajone të vendit janë zgjuar me shtresë të re dëbore.…
16.12.23 13:39