Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen më 22 janar në Shkup

Liderët e Ballkanit Perëndimor do të takohen më 22 janar në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, pjesë e takimit, kushtuar Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian do të jetë kryeministri Albin Kurti.

Në nëntor kur u publikua Raporti për Vendin nga Komisioni Evropian u publikua edhe Plani i Zgjerimit, ku shtetet e Ballkanit Perëndimor parashihej të përfitonin një fond prej 6 miliardë euro e që paraprakisht duhet t’i plotësojnë disa kushte.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kushtet janë integrimi në tregun evropian, avancimi dhe implementimi i qëllimeve të Procesit të Berlinit dhe reformat në ekonomi, drejtësi e demokraci që fokusohen në luftën krimit të organizuar, politikat e migracionit dhe ngritjen e kapaciteteve të Prokurimit Publik.

Por, Kosova e Serbia e kanë edhe një kusht shtesë i cili ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve përmes dialogut, ku edhe nëse Kosova e Serbia mbyllin suksesshëm reformat në ekonomi, drejtësi e demokraci, mosnormalizimi i raporteve i përjashton të dy vendet direkt nga fondet.

Kosova nuk përfiton dot, nëse ndaj saj vazhdojnë të mbeten në fuqi masat që BE-ja ia vendosi njëanshëm Republikës, pas tensioneve në veri.

6 miliardët e ndara nga Komisioni Evropian si pako e para-anëtarësimit, do të ndahen në dy faza nga 3 miliardë, si grante dhe kredi, varësisht nga reformat e nevojshme brenda periudhës 2024-2027.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share