Inhalimi nga kosherja e bletëve – mrekullia e mjekësisë alternative?!

Në Tetovë, Qendra e API-aeroterapisë menaxhohet nga një grua

 – Buria nëpër të cilën kalon ajri nga kosherja dhe maskat me të cilat bëhet inhalacioni në të njëjtën kohe kemi dhe matësin e daljes së ajrit që tek pacientet është i ndryshueshëm.

 – T`i provojmë së bashku se si funksionojnë?

 – Po patjetër.

Ajo që e bëri Jehona Zaitin që të hapë qendrën e API aeroterapisë ishte alergjia e djalit të saj, i cili pas disa seancave me këtë terapi, vogëlushi gjeti shërimin.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Ne e patëm djalin e madh me alergji serioze që shfrytëzonte pompat për lehtësim të frymëmarrjes dhe pasi e studiuam e vendosem që të marrim një inhalator dhe ta vendosim jashtë në koshere sa ta shpëtojmë djalin dhe vendosem që ta bëjmë këtë shtëpizën me vendim që të inhalohemi vetëm ne familjaret por pastaj filluan njerëzit të vinë dhe të shohin përmirësime”, thotë Jehona Zaiti, themeluese e “Bee’s Garden” API aeroterapi

Jehona me profesion është biologë, e me bletari merret mbi 30 vite. Informata e para për API aeroterapinë i gjeti në internet dhe më pas filloi të kërkojë informata shtese dhe ndoqi edhe disa kurse dhe e hapi qendrën “Bee’s garden” në fshatin Glogjë të Tetovës.

“Përveç organeve të frymëmarrjes dhe përveç alergjive, inhalimi i bletëve është shumë i mirë edhe për personat që kanë probleme me sistemin nervor, me depresionin, migrenën, stresin, pagjumësi apo gjumë i çrregulluar. (4:16) Për të bërë inhalacion nuk duhet që organizmi të jetë i sëmurë, cdo individ mund të beje inhalacion që do të thotë se i bën mbrojtje organizmit dhe në të njëjtën kohë e ngrit imunitetin”, thotë Jehona Zaiti.

E për të gjitha gratë që duan të realizojnë ëndrrën e hapjes së ndonjë biznesi apo ndonjë qendre siç është Bee’s garden, Jehona ka edhe një porosi.

“Çdo grua që do të hape biznesin e vet le ta mendoje mirë se çfarë dëshiron të filloje, le të lexoje për atë punë që do ta bëjë dhe ta bëj me dashuri dhe sigurt do të arrije”, thotë Jehona Zaiti, themeluese e “Bee’s Garden” API aeroterapi

Api-aeroterapia është një metodë e re e mjekësisë alternative. Dhe kjo terapi aplikohet me inhalim direkt nga kosherja e bletës duke inhaluar produktet që ndodhen brenda kosheres si: mjaltin, propolisin, polenin dhe qumështin e bletës me qëllim të forcimit të imunitetit dhe shëndetit të përgjithshëm. Në vendin tonë janë hapur disa qendra të këtilla që vizitohen nga persona dhe mosha të ndryshme./KlanMacedonia

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share