Lewandowski: Unë vetëm dua të largohem nga Bayerni

Robert Lewandowski nuk mund ta paramendojë të ardhmen e tij te skuadra e Bayernit.

Ylli polak tash e disa javë po deklarohet haptazi për dëshirën që të largohet nga ‘Allianz Arena’.

Së fundmi lojtari ka thënë se pret për mirëkuptim dhe leje për t’u larguar nga skuadra.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Unë vetëm dua të largohem nga Bayern. Besnikëria dhe respekti janë më të rëndësishme sesa puna. Mënyra më e mirë është të gjejmë zgjidhje së bashku”, ka thënë Lewandowski.

“Diçka ka vdekur në mua, unë dua ta lë Bayernin për më shumë emocione në jetën time”, shtoi polaku.

Lewandowski vazhdon të lidhet me transferimin e mundshëm te skuadra e Barcelonës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share