KFF Luboteni, nikoqire i ndeshjeve të grupit 9-të kualifikuese të UEFA Liga e Kampionëve

Klubi I futbollit të femrave Luboteni i Tetova nga a data 18 e deri më 21 gusht, është nikoqire e grupit të 9 /nëntë/ kualifikues të UEFA Liga e së Kampionëve Ndeshjet e këtij turneu prestigjioz për futbollin e femrave do të zhvillohen në terrenet e kampit stërvitor të FFM-së.

Pos kampionit të Maqedonisë së Veriut , KFF Luboteni në grupin e 9-të marrin pjesë edhe ekipet si: Sent Polten (Austri), Dinamo Minsk (Bjellorusi) dhe Llokomotiva Stara Zagora (Bullgari).

Ndeshjet e para janë caktuar të zhvillohen të enjten me fillim në orën 11:00 ku takohen Dinamo Minsk – Llokomotiva Stara Zagora, ndërsa në ora 17:00, përballen Luboteni Tetovë – Sent Polten (Austri)

Klubi i futbollit për femra Lutoteni, përherë të parë mere pjesë në një garë ndërkombëtare andaj drejtuesit e klubit kanë afruar një numër të konsiderueshme të futbollisteve nga jashtë. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share