Lëvizja e re politike: Tentativa dëshpëruese të kalorësve të fundit të Gruevskit

Lëvizja e re Politike në krye me Izet Mexhitin përmes një kumtese ka reaguar ndaj zërave, analizave dhe konspiracioneve të fundit për afërsi të tyre politike me bllokun  maqedonas, përcjellë Klan M.

”Neveritës është fakti që kalorësit e fundit, mbrojtësit e fundit të Gruevskit deri sa të ikte në Hungari, personat që u bënë inventar në zyret e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së dhe personat që edhe sot punojnë për ta kthyer atë përsëri në Shkup, trillojnë analiza dhe konspiracione të thella për afërsi politike me bllokun maqedonas e për luftëra hibride, me qëllimin e vetëm defokusim dhe mjegullim të opinionit për gjitha mega skandalet dhe keqpërdorimet që për çdo ditë po shpërthejnë nga mediat e pavarura në vend.

Kjo është edhe një dëshmi për gjendjen e panikut në të cilën gjinden pas pakënaqësive të mëdha në bazë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fatkeqësisht për ata e fatmirësisht për qytetarët, këtyre manipulimeve u ka ardhur fundi, votuesi shqiptar ka sens të jashtëzakonshëm të vlerësimit politik.

Ne, Lëvizja e re politike në ardhje as që do të merremi me këto tema, forca jonë buron nga qytetari shqiptar, votuesi ynë, përkrahësit tanë, para të cilëve do të promovojmë platformën tonë, me kuadro të reja, vizion dhe ide kreative” – thuhet në kumtesën e Lëvizjes së re politike. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share