Aziri: ASH del e vetme në zgjedhje, kjo çështje do të diskutohet dhe në organet partiake!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Tv Klan Macedonia, tha se vendimi aktual i ASH-së është që të marrin pjesë vetë në zgjedhje, mirëpo janë organet e partisë ata që marrin në konsideratë të gjithë mendimet e anëtarëve të partisë.

“Aleanca për Shqiptarët të dali e vetme në zgjedhje, vendimi është që të dalim vetë, dhe besoj që ashtu siç po ofrohet dita e zgjedhjeve po rritet dhe dinamika e zgjedhjeve Aleanca për shqiptarët do të sjellë vendime meritore. Ne ka disa ditë që jemi tok me antarsinë në aktivitete dhe rikostruktime dhe jemi duke e takuar aktivin politik të Aleancës dhe diskutohet mundësia që të dalim vetë ose në koalicion dhe me mbajtjen e kuvendit qëndror do të sjellim dhe vendim”, tha Aziri.

Ai shtoi se në ASH respektohet mendimi ndryshe por vendimi final sillet njëzëri.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Brenda Aleancës gjithmonë ka pasur zëra ndryshe dhe ishte instaluar një kulturë e komunikimit me publikun dhe strukturën, që përpos vendimeve të organeve të partisë nuk kemi individualist pra mendime individuale në publik, por ne i kemi vendimet për organet e partisë, normalisht duhet të ketë vendime ndryshe por të thëna te organet e partisë të cilat do ti marrin pastaj parasysh”, deklaroi Aziri. /tvklan.mk

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share