Alarmet për “Bomba”: Ndryshohen protokollet, masa shtesë për të zgjidhur problemin

KOVAÇEVSKI NË TAKIM ME MASH-in DHE MPB-në

Nga sot ndryshohen protokollet për alarmet për “bomba” – ka deklaruar Kryeministri Dimitar Kovaçevski. Siç sqaroi, ekipet e MPB-së sërish do të bëjnë kontrollet e domosdoshme, për t`u siguruar se alarmet janë të rreme, por mësimi do të vazhdojë.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sic njofton KlanM, paralajmëroi takim me Ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Arsimit ku do të bisedohet për masat shtesë që duhet të ndërmirren lidhur me alarmet për “bomba” nëpër shkolla.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kryeministri përsëriti edhe një herë se bëhet fjalë për sulme hibride që janë pjesë e luftës që zhvillohet në Ukrainë dhe se me kësi kërcënime përballen edhe vende tjera anëtare të NATO-s..

“Ne si sistem nuk e kemi humbur këtë luftë kibernetike e as që do ta humbim. Është pjesë e luftës hibride. Që të ndalet largimi nga shkollat, MPB-ja dhe MASH-i, janë duke punuar që të gjenden mënyra se si ta zbatohen procedurat për siguri kur bëhet fjalë për alarme të rreme, kurse nxënësit të vijojnë mësimin. Edhe unë jam prind dhe përballemi me problemet e njëjta për shkollimin e nxënësve, por duhet të besoni se MPB dhe MASH punojnë për të zgjidhur problemin” – tha Dimitar Kovaçevski.

Ndërkohë, sic njofton KlanM, Nisma Qytetare “Libra dhe mësim patjetër të ketë” gjatë ditës ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Arsimit, që të zgjidhet situata e sigurisë nëpër shkolla, sic thonë, me kornizë kohore prej 15 ditëve.

NISMA QYTETARE “LIBRA DHE MËSIM PATJETËR TË KETË”

“Ne, prindërit, nuk duam përsëritjen e pasivitetit dhe mungesës së vullnetit për jetë tek fëmijët tanë. Për këtë shkak ëhstë koha që ky pushtet të marrë përgjegjësinë, t`i ul në tavolinë MASH-in, MPB-në dhe ekspertët ndërkombëtar të kibernetikës që të zgjidhet ky problem. Në të kundërtën do të dalim në protesta ku do t`i shpalosim edhe pakënaqësitë tjera”

Alarmet për “bomba”, sic njofton KlanM, që në tetor të vitit të kaluar filluan të mbërrijnë nëpër adresat elektronike, fillimisht të shkollave, e më pas edhe të objekteve tjera. Me këtë rast Ministria e Arsimit rekomandoi që në ato shkolla ku ka alarme për “bomba”, mësimi të zhvillohet online. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share